Politike

Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, sot seanca gjyqësore në GJKKO

Seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës. 

4 Mars 2024, 08:09 Nga r.ll
Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, sot seanca
sali berisha

TIRANË- Ditën e sotme, GJKKO do të zhvillojë seancën e radhës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut demokrat Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Seanca e fundit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka nuk arriti të ishte e pranishme në orarin zyrtar të nisjes së seancës. 

Ndërkohë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohet si i përfshirë në aferën "Partizani". 

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll