Sport

VIDEO / Cikalleshi rigjen golin në Turqi, bashkë me të edhe një tjetër shqiptar!

Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Konyaspor në repartin ofensiv ndërsa vlen të theksohet se në skuadrën e Pendikspor bën pjesë Endri Çekiçi, që këtë ndeshje e ka nisur nga stoli.

3 Mars 2024, 18:15 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi rigjen golin në Turqi, bashkë me të edhe

TURQI - Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në Superligën turke, teksa shënoi për Konyaspor në ndeshjen ndaj Pendikspor në transfertë. Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi në maksimum një penallti, duke e shndërruar atë në gol në minutën e 12-të.

Ky ishte goli i parë për kavajasin sa i takon vitit 2024, ndërsa nëse shohim statistikat sezonale, atëherë ky ishte goli i nëntë. Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Konyaspor në repartin ofensiv ndërsa vlen të theksohet se në skuadrën e Pendikspor bën pjesë Endri Çekiçi, që këtë ndeshje e ka nisur nga stoli.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Konyaspor u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63-të. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Konyasporin. Për 26-vjeccarin ky ishte goli i parë me fanelën e Konyaspor pas transferimit të tij më janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll