Sport

Dëmtohet sulmuesi i axurrëve, humbet Europianin!

Berardi do t’i nënshtrohet me siguri operacionit, duke mbyllur sezonin para kohe dhe duke humbur njëkohësisht edhe Kampionatin Europian "Gjermani 2024", ku Italia synon të mbrojë titullin kampion.

3 Mars 2024, 18:10 Nga DOSJA
Dëmtohet sulmuesi i axurrëve, humbet Europianin!

ITALI - Lajme mjaft të këqija për Sassuolon, sulmuesi kryesor i skuadrës, Domenico Berardi u rikthye në fushë vetëm mesditën e sotme, por u largua sërish prej saj, këtë herë nga një dëmtim edhe më i rëndë. Italiani, që mungonte prej dy muajsh, pësoi një dëmtim tjetër të rëndë në tendinën e Akilit, duke u larguar nga fusha mes lotësh dhe me ndihmën e mjekëve.

Natyrisht pritet që sulmuesi të kryejë ekzaminimet mjekësore të hënën, për të mësuar më shumë, por në kampin emilian nuk ka optimizëm. Berardi do t’i nënshtrohet me siguri operacionit, duke mbyllur sezonin para kohe dhe duke humbur njëkohësisht edhe Kampionatin Europian "Gjermani 2024", ku Italia synon të mbrojë titullin kampion.

Lajm dëshpërues për Sassuolon, që do të duhet të tentojë mbijetesën pa futbollistin më cilësor të ekipit, por edhe për Italinë e Spallettit, që ndonëse me pak alternative cilësore në sulm, humb  një tjetër titullar të Europianit të Anglisë, ku triumfoi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll