Aktualitet

Projekti "Mbledhja e diferencuar e mbetjeve ne burim"/ Shkolla "Jeronim De Rada" në Tiranë zë vendin e parë në Sfidën e Kodimit

Sfida e Kodimit ka për qëllim nxitjen e nxënësve të ciklit fillor për të përdorur kodimin në trajtimin e problemeve në komunitetet dhe shkollat e tyre, si pjesë e programit "Shkollat e Shekullit 21".

3 Mars 2024, 15:00 Nga r.ll
Projekti "Mbledhja e diferencuar e mbetjeve ne burim"/ Shkolla
ekipi fitues

TIRANË- Shkolla "Jeronim De Rada" në Tiranë, është fituesja e çmimit të parë të Sfidës së Kodimit për projektin “Mbledhja e diferencuar e mbetjeve ne burim”.

Sfida e Kodimit ka për qëllim nxitjen e nxënësve të ciklit fillor për të përdorur kodimin në trajtimin e problemeve në komunitetet dhe shkollat e tyre, si pjesë e programit "Shkollat e Shekullit 21".

Juria e përbërë nga tre anëtarë përzgjodhi tri projektet më të mira nga dhjetë ekipet, të cilat prezantuan projektet e tyre gjatë kësaj sfide, Aria Pupa nga "Jeronim De Rada" nga Tiranë, është fituesja e çmimit të parë të Sfidës së Kodimit për projektin “Mbledhja e diferencuar e mbetjeve ne burim”.

Dy çmimet e tjera u fituan nga:
- Shkolla "Adem Gjeli" Kruje, e cila u rendit e dyta me projektin “Postieri Rrobotik”

- Shkolla "Elmaz Ademi" Kukes, e cila u rendit e treta me projektin "My smart school".

Një çmim tjeter u dha per inovatorët e rinj për shkollën Pandeli Sotiri Dervican, Gjirokaster, me projektin Sinjalizimi me Microbit.

Përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ASCAP theksuan edhe njëherë gjatë fjalës së tyre rëndësinë e programeve të tilla si “Shkollat e Shekullit 21“, të cilat i japin mundësinë të gjithë fëmijëve të marrin dije të përgjithshme dhe të shprehin plotësisht talentet e tyre, të mbështetur sigurisht nga mësues të përkushtuar dhe me përvojë.

shkolla jeronim de rada tirane

Sondazh

Poll