Aktualitet

Hyri në Rinas 10 ditë më parë/ Detaje nga ndalimi i konkurrentit të BBVA3: Nuk e dija që isha i dënuar

44-vjeçari në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

3 Mars 2024, 13:36 Nga r.ll
Hyri në Rinas 10 ditë më parë/ Detaje nga ndalimi i
liam osmani

TIRANË- Policia ka bërë të ditur sot se Liam Osmani, i cili u bë mbrëmë pjesëe Big Brother Vip Albania 3 është ndaluar në shtëpinë e famshme.

44-vjeçari raportohet se ka hyrë në Shqipëri para 10 ditësh nga Rinasi. Osmani para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Sipas njoftimit të mëparshëm, Liami ishte i dënuar më 23 shkurt të 2022 me 2.6 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi". 44-vjeçari në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

liam osmani

Sondazh

Poll