Aktualitet

Shpërthimi në Lushnje/ Tre të plagosur ende në spital, mes tyre dhe deputeti i PS. Kryebashkiakja: Nesër nis verifikimi për dëmet përreth

Ditën e djeshme Prokuroria nisi hetimet në dy pista, ajo e shpërthimit pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, dhe pista tjetër është saldimi pranë bombolave të gazit.

3 Mars 2024, 11:11 Nga r.ll
Shpërthimi në Lushnje/ Tre të plagosur ende në spital, mes
foto nga vendngjarja

LUSHNJE- Shpërthimi tragjik që ndodhi në Lushnje dy ditë më parë, solli vdekjen e dy personave. Nga shpërthimi pati edhe të plagosur, ku tre vijojnë të jenë të shtruar në spital, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet i plagosuri tjetër.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha për mediat se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi. Ditën e djeshme Prokuroria nisi hetimet në dy pista, ajo e shpërthimit pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, dhe pista tjetër është saldimi pranë bombolave të gazit.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e 1 marsit, ku të vdekur mbetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha. Pas shpërthimit babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

shperthimi ne lushnje

Sondazh

Poll