Aktualitet

Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Fier

Ndërsa një 17-vjeçare u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

3 Mars 2024, 11:14 Nga E. D
Pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen dy persona
poilicia

FIER- Dy persona u vunë në pranga ditën e sotme në Fier pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. 

Një 48-vjeçar me u arrestua pasi u kap drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa një 17-vjeçare u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po këta specialistë referuan materialet në prokurori, për një shtetase të mitur 17 vjeçare, e cila u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit

Sondazh

Poll