Aktualitet

Vuri tritolin në banesën e Ilir Koçiljas/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, u largua jashtë vendit një ditë pas ngjarjes

Nga shpërthimi i tritolit fatmirësisht pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. 

3 Mars 2024, 11:41 Nga r.ll
Vuri tritolin në banesën e Ilir Koçiljas/ Policia identifikon
autori

DURRËS- Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vendosjes së tritolit në banesën e Ilir Koçiljas. Sipas informacioneve në kërkim është shpallur Florin Llana. 

Një ditë pas ngjarjes ai është larguar nga Shqipëria. Nga shpërthimi i tritolit fatmirësisht pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. 

Kujtojmë se Ilir Koçilja është autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Halil Kokës rreth dy javë më parë, pas një sherri për një vend parkimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.

Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të thelluar hetimore, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, bazuar në këqyrjen e kamerave dhe në inteligjencën policore, kanë bërë të mundur idemtifikimin e autorit të vënies së lëndës eksplozive në banesën në pronësi të shtetasit I. K., ku si pasojë e shërthimit pati vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale hetimore, administrimi i provave në vendngjarje, si dhe këqyrja e kamerave, dyshohet se autori është larguar me një automjet të marrë me qira, drejt lagjes nr. 6.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi F. Ll., i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

ilir koçilja florin llana durres

Sondazh

Poll