Aktualitet

Iku nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes, del FOTOJA e personit që vuri tritolin në banesën e Ilir Koçiljas

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë ai shihet në video me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë.

3 Mars 2024, 12:26 Nga r.ll

Iku nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes, del FOTOJA e personit

DURRËS -Është publikuar fotoja e Florin Llanës, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi akuzohet si autori i dyshuar i vënies së tritolit në banesën e Ilir Koçilja. 

Iku nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes, del FOTOJA e personit

Llana kërkohet ndërkombëtarisht pasi sipas informacioneve policore, ai është larguar nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë ai shihet në video me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë.

 

 

Kujtojmë se Ilir Koçilja është autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Halil Kokës rreth dy javë më parë, pas një sherri për një vend parkimi. Kjo vrasje mund të jetë arsyeja e vënies së tritolit në banesën, ndonëse pritet arrestimi i Llanës për tu mësuar dhe shkaku i saktë.

florin llana ilir koçilja

Sondazh

Poll