Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë/ Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, pritet ekstradimi i tij

I riu u arrestua pasi ishte nën hetim për prodhim, shitje dhe blerje të lëndëve narkotike.

3 Mars 2024, 10:30 Nga E. D
Në kërkim ndërkombëtar për drogë/ Arrestohet
fotot ilustruese

GJERMANI- Karabinierët e Modenës në Itali kanë ekzekutuar një urdhër-arresti europian të lëshuar nga gjyqtarët gjermanë ndaj një 24-vjeçari me origjinë shqiptare. I riu u arrestua pasi ishte nën hetim për prodhim, shitje dhe blerje të lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye pas një zbulimi në Gjermani, 13 shkurtin e kaluar ku gjatë një kontrolli në autostradë iu gjetën 3,4 kilogramë kokainë të fshehura në pjesët mbrojtëse të një furgoni Fiat Fiorino. 

Kështu i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Modena Sant'Anna në pritje të vendimeve që do të merren në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet shteteve.

urdhër arresti

Sondazh

Poll