Aktualitet

Kapen rreth 100 kg drogë në Greqi, vihen në pranga dy shqiptarë (EMRAT)

Sasia e drogës u kap në Igumenicë, kur policia ka kërkuar të kontrollojë automjetin e shqiptarëve, të cilët nuk i janë bindur urdhrit.

3 Mars 2024, 10:07 Nga r.ll
Kapen rreth 100 kg drogë në Greqi, vihen në pranga dy
droga e kapur

GREQI- Një sasi e konsiderueshme droge, konkretisht 87 kg 460 gram kanabis dhe 10 kg e 928 gram hashash në trajtë çokollate, është sekuestruar ditën e djeshme në Greqi. Lidhur me rastin në pranga u vunë dy shqiptarë, të cilët tentuan të arratisen por pas një ndjekje policore, mjeti i tyre u ndalua kur u përplas me një tjetër automjet të parkuar.

Sasia e drogës u kap në Igumenicë, kur policia ka kërkuar të kontrollojë automjetin e shqiptarëve, të cilët nuk i janë bindur urdhrit. Sipas mediave greke, dy shqiptarëpasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, janë larguar me vrap, por janë arritur të kapen.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri është identifikuar si Amarildo Jakup Omeri, 35 vjeç nga Fieri. Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo. 
 

aristidhi lulëzim dalipi amarildo jakup omeri

Sondazh

Poll