Sport

Reagim i ashpër i Eddie Howe ndaj thashethemeve për Julian Naageslamnn...

I vetëdijshëm për pozicionin delikat të skuadrës së tij, trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka sqaruar situatën e tij, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë.

2 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Reagim i ashpër i Eddie Howe ndaj thashethemeve për Julian

ANGLI - Eddie Howe ka qenë kategorik për të ardhmen e tij në Newcastle! Trajneri  anglez foli së fundmi edhe për thashethemet se gjoja gjermani Julian Nagelsmann do të ulet në pankinën e ‘Magpies’.

“Vërtet, kjo nuk më prek mua. Unë jam në pankinë dhe e ardhmja ime do të përcaktohet nga ajo që unë bëj, askush tjetër. Më takon mua të dëshmoj vazhdimisht. Pra unë mbështetem te vetja dhe aftësitë e mia dhe i di cilësitë e mia”,- tha ai në prag të pritjes së Wolverhampton në Premier League. Për kujtesë, Julian Galesmann u bë trajner i Gjermanisë pas qëndrimit të tij të dështuar te Bayern Munich.

Pas një rënieje të gjatë gjatë muajve dhjetor dhe janar, trajneri Eddie Howe arriti ta kthejë skuadrën e tij në rrugën e duhur, pasi ata kanë vetëm një humbje, 4-1 ndaj Arsenalit më 24 shkurt, gjatë shtatë takimeve të tyre të fundit. 

Pavarësisht një pozicioni zhgënjyes të dhjetë në Premier League dhe një vend të fundit në grupin e vdekjes në Champions League, Newcastle mund të shpresojë të shohë Evropën sezonin e ardhshëm. Ata mund të arrijnë në fund të FA Cup...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll