Sport

Dy manekinë të varur jashtë stadiumit: protesta është e frikshme në Pescara!...

Presidenti i skuadrës dhe drejtori sportiv janë në shënjestër të protestës…

2 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Dy manekinë të varur jashtë stadiumit: protesta është e

ITALI - Tensioni po rritet gjithnjë e më shumë në familjen Pescara. Protesta tashmë e organizuar kundër presidentit Sebastiani, pothuajse ka arritur një pikë pa kthim.

Këtë e tregon prania e dy manekinëve, që mbajnë emrin e presidentit dhe atë të drejtorit sportiv Delli Carri, të varur jashtë hyrjes në Curva Nord të stadiumi “Adriatico”. 

Pakënaqësia e tifozëve për pronësinë e klubit aktualisht në Serinë C vjen nga larg: skuadra e Abruzzo ka pësuar dy rënie në tetë vitet e fundit, dhe këtë sezon mundësia për t'u rikthyer në ligën e ulët tashmë është komprometuar gjerësisht. Renditja flet: vendi i gjashtë në grupin B dhe ndaj Cesenas kryesuese, 27 pikë larg.     

Gjithsesi, në rrjetet sociale, Pescara e komentoi ashpër incidentin: "Ajo që ndodhi gjatë natës jashtë stadiumit “Adriatico” shkon përtej çdo kufiri të pranueshëm në botën e sportit. Falenderojmë ata që u solidarizuan me ne dhe dënuan autorët e një gjesti të patreguar".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll