Aktualitet

VIDEO/ Shpërthimi në Lushnje, dalin pamje të reja, momenti kur shtëllungat e tymit ngrihen në ajër

Siç shihet në videon e mëposhtme, në momentin që ka ndodhur shpërthimi, shtullungat e tymit janë ngritur në ajër.

2 Mars 2024, 09:27 Nga I.A
VIDEO/ Shpërthimi në Lushnje, dalin pamje të reja, momenti kur
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Pamje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Lushnje. Siç shihet në videon e mëposhtme, në momentin që ka ndodhur shpërthimi, shtëllungat e tymit janë ngritur në ajër.

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital ka ndërruar jetë dhe i biri, Lidion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë. Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. 

I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit. Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë

shperthim ne lushnje bujar cela

Sondazh

Poll