Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, Inspektorati Shtetëror shkon në vendngjarje

Mësohet se ndodhen gjithashtu prokurorja e Fierit, inxhinierë të OSHEE, njësia anti-eksploziv dhe policia e Lushnjes.

2 Mars 2024, 09:21 Nga M.B
Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, Inspektorati
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Pas tragjedisë me dy viktima që shkaktoi shpërthimi i ditës së djeshme në një magazinë në Lushnje, Inspektoriati Shtetëror ka shkuar në vendngjarje. Mësohet se aty ndodhen gjithashtu prokurorja e Fierit, inxhinierë të OSHEE, njësia anti-eksploziv dhe policia e Lushnjes. Lidhur me ngjarjen, momentalisht raportohet se 4 plagosurit në spitalin e Lushnjës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

 

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll