Aktualitet

Ujërat e zeza “mbysin” pallatin, fekalet ngjiten në muret e banorëve

Sipas banorëve, arsyeja për këtë situatë, janë tubat e vjetër, amortizimi i tyre, por edhe ndërtimet e reja pa kriter dhe pusetat mbi nivelin e strehimit. Vetë qytetarët thonë, se janë interesuar në bashki dhe UKT, që kanë thithur ujin, por situata është përsëritur.

1 Mars 2024, 22:11 Nga h.k
Ujërat e zeza “mbysin” pallatin, fekalet ngjiten në muret
Foto ilustruese

TIRANË-Jemi ndalur në njësinë numër 3, pallati 18 në Tiranë, pasi banorët thonë se pallati i tyre është i vjetër dhe ka një strehim-bodrum, që është bërë “det” nga ujërat e zeza. Ata thonë, se kati i poshtëm i pallatit është bërë burim infeksioni për të gjithë zonën dhe lagështia, është ngjitur edhe në katet e sipërme.

Sipas banorëve, arsyeja për këtë situatë, janë tubat e vjetër, amortizimi i tyre, por edhe ndërtimet e reja pa kriter dhe pusetat mbi nivelin e strehimit. Vetë qytetarët thonë, se janë interesuar në bashki dhe UKT, që kanë thithur ujin, por situata është përsëritur.

Pas sinjalizimit nga gazetarja e “Stop”, në terren kanë mbërritur UKT dhe Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit nr 3, që thithen ujin e ndotur sërish. Drejtori i kanalizimeve të UKT-së, Maringlen Karaj, tha, se ky problem do të zgjidhet përfundimisht. 

Marrë nga Tv Klan 

investigim ne tirane

Sondazh

Poll