Aktualitet

Denoncuesi i korrupsionit kthehet në të akuzuar, çudia e prokurores Matilda Fetau

Por, pasi kanë kaluar 4 muaj ka ndodhur një çudi e vërtetë, pasi Matilda Fetau, prokurore pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë, i ka ngritur akuzën për ‘korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’ për Gjergj Simonin, denoncuesin tonë. Ky i fundit nuk pranonte të kryente ekspertizën ndaj shtetasit Gjergj Simoni, duke i kërkuar hapur para. Gjithçka e dokumentuar dhe e filmuar në zyrën e tij.

1 Mars 2024, 22:28 Nga h.k
Denoncuesi i korrupsionit kthehet në të akuzuar, çudia e
Foto ilustruese

MIRDITË-Katër muaj më parë publikuam rastin korruptiv të mjekut dhe ekspertit mjeko-ligjor në spitalin e Mirditës, Zef Përdoda.

Ky i fundit nuk pranonte të kryente ekspertizën ndaj shtetasit Gjergj Simoni, duke i kërkuar hapur para. Gjithçka e dokumentuar dhe e filmuar në zyrën e tij.

Por, pasi kanë kaluar 4 muaj ka ndodhur një çudi e vërtetë, pasi Matilda Fetau, prokurore pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë, i ka ngritur akuzën për ‘korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’ për Gjergj Simonin, denoncuesin tonë.

‘Prokurorja Matilda Fetau më ngriti akuzën. Unë e kam denoncuar rastin e korrupsionit, pasi nuk merrja trajtimin që më takonte dhe ata më akuzojnë mua. Nuk shkon diçka e tillë, nuk shkon aspak. Këtu dhe të dënojnë, nuk kam aspak pritshmëri. Ky shtet të dënon. Nuk kam marrë avokat, nuk kam para për avokat’, tha Gjergji.

Ne realitet, bazuar ne ligj, ndaj Gjergjit nuk mund te ngrihet akuze për rastin në fjalë. Në nenin 14 të kodit penal, përcaktohet qartë se askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj. Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

Për të qenë konkret: që dhënia e parave nga Gjergji të cilësohet si korrupsion aktiv duhet të rezultojë që ai t’i ketë dhënë ato para me qëllim që zyrtari të kryente një veprim që lidhej me detyrën e tij.

Gjergji në fakt as ka dëshiruar dhe as ka patur si qëllim që zyrtari ta kryente vërtet veprimin në favor të tij. Dëmtimi që kishte pësuar ishte aq i dukshëm, sa që ekspertiza mjekoligjore mund të ishte më e lehta që mjeku ryshfetxhi mund të kishte plotësuar ndonjëherë.

‘Nuk mund të ketë akuzë ndaj Gjergjit. Ai ka bashkëpunuar me median dhe prokurorja duhet të jetë më bujare për të përcaktuar qartë akuzën’, tha Eugen Beci, avokat dhe ish-prokuror.

Gazetari Eraldo Harlicaj pati një ballafaqim me prokuroren Fetau, por kjo e fundit refuzoi të përgjigjej.

Për Gjergjin duhet pritur seanca e radhës, me datën 6 Mars, në të cilën për shkak të pamundësive financiare, do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti. Në antipod me akuzuesen e tij, e cila mbërriti në gjykatë me Volksvagenin e saj luksoz prodhim i vitit 2022.

E justifikuar ose jo, kjo makine kushton mbi 35 mije euro, një shumë vërtetë e ekzagjeruar për një prokurore magjistrate të emëruar prej vetëm dy vitesh. Postulati i ambasadorit Donald Lu për orët e shtrenjta të prokuroreve dhe gjykatësve, duket se është harruar./Syri.Tv 

zef perdoda

Sondazh

Poll