Aktualitet

FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm u mori jetën, kush janë babë e bir që vdiqën në ditën e parë të punës në Lushnje

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital ka ndërruar jetë dhe i biri, Elidon Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

2 Mars 2024, 09:14 Nga M.B
FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm u mori jetën, kush janë
Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 15:30 në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital ka ndërruar jetë dhe i biri, Elidon Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Dje ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që ajo do të ishte edhe dita e fundit.

Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. 

shperthimi ne lushnje

Sondazh

Poll