Aktualitet

“Nuk është punë doktorlliku”, pacientët me leuçemi linfoide pa mjekim

Si zotëria në fjalë, janë edhe 20 të sëmurë të tjerë. Ne komunikuam në telefon me shefin e hematologjisë, Arben Ivanaj, i cili tha se afatin e ka përcaktuar Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe fondi duhet ta bëjë ndryshimin.

1 Mars 2024, 22:00 Nga h.k
“Nuk është punë doktorlliku”, pacientët me
Foto ilustruese

TIRANË-Denoncimi i radhës vjen për mungesën e medikamentit me rimbursim Ibrutinb 140mg kapsulë, që merret në spital në departamentin e hematologjisë. Një qytetar i diagnostikuar prej më shumë se dy vjetësh me leucemi kronike linfoide, thotë se i ka kaluar afati 24 muaj dhe tani ka mbetur pa medikament.

Si zotëria në fjalë, janë edhe 20 të sëmurë të tjerë. Ne komunikuam në telefon me shefin e hematologjisë, Arben Ivanaj, i cili tha se afatin e ka përcaktuar Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe fondi duhet ta bëjë ndryshimin.

Më pas ne iu drejtuam me kërkesë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm, institucion, që ia le fajin Departamentit të Hematologjisë në QSUT, që e ka bërë kërkesën me afat 24 muaj. 

investigim ne tirane

Sondazh

Poll