Aktualitet

Plagosja në Pogradec, arrestohen dy autorët e dyshuar, sekuestrohen 2 armë

Po ashtu sipas njoftimi, dy personat dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit me inicialet A. J., i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

1 Mars 2024, 21:58 Nga M.B
Plagosja në Pogradec, arrestohen dy autorët e dyshuar, sekuestrohen 2
Armë

POGRADEC- Lidhur me plagosjen e ndodhur sot në Pogradec janë arrestuar 2 persona. Mësohet se  falë negociatave të bëra me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja e një 32-vjeçari dhe një 27-vjeçari.

Po ashtu sipas njoftimi, dy personat dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit me inicialet A. J., i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Njoftimi:

Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë. Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

plagosje pogradec

Sondazh

Poll