Art&Argëtim

Halsey pa filtra, ndan me ndjekësit betejën me sëmundjen e endometriozës

Halsey ngriti pjesën e sipërme të pizhamave për të zbuluar tre prerje në pjesën e poshtme të barkut.

1 Mars 2024, 15:49 Nga S.B
Halsey pa filtra, ndan me ndjekësit betejën me sëmundjen e
Halsey

SHBA- Këngëtarja e njohur Halsey nuk po i shmanget rrugëtimit të saj me endometriozën. Këngëtarja e "Without Me" shkroi në Instagram Story të mërkurën për të treguar se ka veshur pelena pasi me sa duket i është nënshtruar një procedure tjetër.

"Prap me pelena, por të paktën këto kanë fjongo të vogla," shkroi ajo një foto ku shfaqet e shtrirë me pizhame me vija.

Halsey ngriti pjesën e sipërme të pizhamave për të zbuluar tre prerje në pjesën e poshtme të barkut. Krijuesja e hitit "Bad at Love" vazhdoi me një tjetër postim ku shkruhej, “Gangsterrja e endometriozës".

Halsey pa filtra, ndan me ndjekësit betejën me sëmundjen e
Halsey

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Endometrioza është një gjendje në të cilën indet që zakonisht rreshtojnë mitrën rriten jashtë saj, shpesh duke shkaktuar dhimbje të forta. Halsey ka kaluar disa operacione që kur fillimisht u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2016 pas një aborti. Dy vjet më vonë, dy herë fituesja e Grammy zbuloi se vendosi të ngrinte vezët në moshën 23-vjeçare, pasi gjendja u bë më agresive.

“Kryerja e një rezerve ovariane është e rëndësishme për mua, sepse jam me fat që e kam këtë si opsion, por duhet të mbroj fertilitetin tim dhe veten time.” tha Halsey.

halsey endometrioza

Sondazh

Poll