Sport

Ideja e kartonit blu mund të braktiset nga IFAB... Nesër vendoset

Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i ngarkuar me rregullat e lojës, do të mblidhet këtë të shtunë për temën e kartonit blu. Sipas “The Telegraph”, drejtorët e organit legjislativ nuk janë aspak të bindur për përdorimin e tij.

1 Mars 2024, 20:22 Nga DOSJA
Ideja e kartonit blu mund të braktiset nga IFAB... Nesër vendoset

ANGLI - Pothuajse një muaj pas iniciativës së Bordit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), organi përgjegjës për ndryshimin e rregullave të lojës së futbollit, për të futur një karton blu në xhepin e gjyqtarëve, masa do të ishte në rrezik dhe tashmë mund të jetë i braktisur, sipas “The Telegraph”.

Ky karton i ri do ta lejonte një gjyqtar të largonte një lojtar nga fusha për dhjetë minuta në rast të një gabimi kundër lojës, ose një reagimi të tepruar agresiv. Nëse një lojtar merr dy kartona blu, ose një karton blu dhe një karton të verdhë, atëherë ai do të përjashtohej nga ndeshja.

Por pas reagimeve të forta nga bota e futbollit, veçanërisht në Premier League, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, kritikoi IFAB për "shkatërrimin e futbollit", ndërsa Jürgen Klopp (Liverpool), Mikel Arteta (Arsenal), Mauricio Pochettino (Chelsea) dhe Eddie Howe (Newcastle), skepticizmin e kishte shprehur hapur. 

“The Telegraph” bën të ditur se drejtuesit e IFAB në fund nuk do të ishin aspak të bindur. Ata madje mund të rishikojnë qëndrimin e tyre këtë të shtunë gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore të trupit, e cila po mbahet këtë vit në Loch Lomond, në Glasgow (Skoci).

Kartoni blu kishte shkaktuar zemërim janarin e kaluar, edhe te presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, teksa u ankua për “The Telegraph”: “Nuk është më futboll” Prandaj vendimi për futjen e kartonit blu duhet të vendoset përfundimisht këtë të shtunë, duke marrë parasysh të gjitha opinionet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll