Sport

Kukësi drejt lamtumirës me Superioren, Partizani i shënon 3 gola!...

Partizani me këtë trepikësh barazon Vllazninë me 43 pikë, por shkodranët mund ta rivendosin diferencën nëse triumfojnë në klasiken e Shqipërisë, përballë Tiranës.

1 Mars 2024, 19:14 Nga DOSJA

Kukësi drejt lamtumirës me Superioren, Partizani i shënon 3

TIRANE - Kukësi afrohet është më shumë me Kategorinë e Parë, nga ku u ngjit në superiore gati 12 vjet më parë. Skuadra verilindore pësoi humbjen e radhës në kryeqytet, përballë Partizanit (3-0) dhe mbetet në kuotën e 19 pikëve në 26 ndeshje. Mbijetesa për ekipin e drejtuar tashmë nga Bledar Devolli duket një mision i pamundur.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, golat u shënuan në pjesën e dytë: Tedi Cara realizoi dygolësh (55’ dhe 61’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Mehmeti në të 73-tën.

Partizani me këtë trepikësh barazon Vllazninë me 43 pikë, por shkodranët mund ta rivendosin diferencën prej tri pikësh nëse triumfojnë në klasiken e Shqipërisë, përballë Tiranës.

Kukësi drejt lamtumirës me Superioren, Partizani i shënon 3

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll