Sport

Arrestohet futbollisti “narkotrafikant”, u kap duke u kthyer për në Moskë!

Promes, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ishte në fazë përgatitore me Spartakun në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

1 Mars 2024, 18:21 Nga DOSJA
Arrestohet futbollisti “narkotrafikant”, u kap duke u kthyer

ARABI SAUDITE - Quincy Promes është arrestuar në Dubai. Sulmuesi holandez, aktualisht pjesë e Spartakut të Moskës në Rusi, u dënua me 6 vite burg për trafikim droge. 32-vjeçari, autor i 50 ndeshjeve dhe 7 golave me kombëtaren tulipane, u akuzua nga prokuroria e Amsterdamit për përfshirjen në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antuerpit.

Promes, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ishte në fazë përgatitore me Spartakun në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Dhe gjatë tentativës për t’u rikthyer bashkë me shokët e skuadrës në Moskë atij iu vunë prangat në aeroportin e Dubait.

Nëse arrin të kthehet, futbollisti mund të shmangë burgun, pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Rusinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll