Sport

Egnatia nuk fiton as me Dinamon, por mbetet e para! Skënderbeu ngre 'flamurin' në Kurbin...

Skënderbeu iu fal golit të Ardit Nikajt në minutën e fundit për të thyer Laçin në Kurbin. Duke i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjesh pa humbje të bardhezinjve.

1 Mars 2024, 18:30 Nga DOSJA

Egnatia nuk fiton as me Dinamon, por mbetet e para! Skënderbeu ngre

RROGOZHINE - Java e 26-të e Superiores filloi me duelet Egnatia-Dinamo City dhe Laçi-Skënderbeu. Në Rrogozhinë u regjistrua barazimi 1-1, ndërkohë që ekipi korçar fitoi 0-1 në Kurbin, duke siguruar tri pikë të arta.

Arbin Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh me anë të një eurogoli sapo nisi pjesa e dytë, por Luis Kaçorri evitoi humbjen e kryeqytetasve.

Ndërkohë, Skënderbeu iu fal golit të Ardit Nikajt në minutën e fundit për të thyer Laçin në Kurbin. Duke i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjesh pa humbje të bardhezinjve. Fitore e madhe e skuadrës së Ivan Gvozdenovic, që për momentin e sheh veten në vendin e katërt me 37 pikë.

Egnatia nuk fiton as me Dinamon, por mbetet e para! Skënderbeu ngre

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll