Sport

Lajme të mira për Alegrin në prag të ndeshjes me Napolin!

Kieza dhe Danilo janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe do të marrin pjesë në ndeshjen në transfertë në stadiumin “Maradona”.

1 Mars 2024, 19:02 Nga DOSJA
Lajme të mira për Alegrin në prag të ndeshjes me Napolin!

ITALI - Lajm i mirë nga infermieria për Juventusin dhe për Massimiliano Allegrin në prag të ndeshjes delikate në “Maradonës” kundër Napolit. Federico Chiesa dhe Danilo, që ishin në dyshim, u stërvitën me pjesën tjetër të grupit në stërvitje dy ditë para ndeshjes dhe shanset e tyre për të marrë pjesë në këtë transfertë janë rritur ndjeshëm. Chiesa duket se është rikuperuar nga goditja në kavilje që pësoi nga Alex Sandro në stërvitje, ndërsa Danilo ka lënë pas ndrydhjen e kyçit të këmbës.

Gjendja e Kiezës

Java e Federico Chiesa pas paraqitjes jo të mirë ndaj Frosinones kishte nisur në mënyrën më të keqe. Përplasja me Alex Sandron në stërvitje dhe seanca stërvitore u ndërpre para kohe për të kryer testet e nevojshme. Pas mungesës së një seance, mavijosja që pësoi u shërua dhe Chiesa u stërvit me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, gati për t'u grumbulluar për ndeshjen kundër Napolit.

Gjendja e Danilos

Një rikuperim i rëndësishëm për Allegrin duhet të jetë edhe ai i Danilos. Pas ndrydhjes së kyçit të këmbës që pësoi kundër Veronës, pavarësisht se nuk pati dëmtime apo fraktura, braziliani ndoqi procesin e rehabilitimit që e ktheu si duhet. Mbrojtësi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve dhe është gati të kthehet në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll