Sport

Më në fund Carlo Ancelotti jep lajmin e rëndësishëm!

Reali kryeson La Ligan me 6 pikë më shumë se Girona ndjekëse, duke qenë në rrugën e duhur për të fituar titullin e 36-të në histori.

1 Mars 2024, 17:45 Nga DOSJA
Më në fund Carlo Ancelotti jep lajmin e rëndësishëm!

SPANJE - Carlo Ancelotti jep lajmin e mirë në lidhje me Jude Bellingham. Anglezi është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në kavilje në duelin e 10 shkurtit përballë Gironës.

Sfidë ku 20-vjeçari shënoi dy herë, duke ndihmuar “Los Blancos” të fitonin 4-0. Përpara ndeshjes në transfertë kundër Valencias, Carlo Ancelotti njoftoi rikuperimin e Bellingham.

“Jude është 100% gati për Valencian. Nuk ndjen më dhimbje në kavilje,  Jude është gati për lojë të shtunën”, u shpreh trajneri italian. Bellingham po shkëlqen në sezonin e parë me Realin. Mesfushori britanik duket sikur ka vite që luan në “Santiago Bernabeu”, teksa është shndërruar në një goleador.

Deri në këtë fazë të sezonit numëron 20 gola dhe 8 asiste në të gjithë kompeticionet me rekordmenët e futbollit iberik. Reali kryeson La Ligan me 6 pikë më shumë se Girona ndjekëse, duke qenë në rrugën e duhur për të fituar titullin e 36-të në histori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll