Aktualitet

Shpërthimi në Lushnje, djali i vinçierit humbi jetën rrugës për në spital, çfarë po ndodh me 7 të plagosurit e tjerë

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

1 Mars 2024, 18:38 Nga M.B
Shpërthimi në Lushnje, djali i vinçierit humbi jetën
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. 

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll