Aktualitet

Shpërthimi në Lushnje, 2 të vdekur, humb jetën dhe djali i vinçierit

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

1 Mars 2024, 18:08 Nga M.B
Shpërthimi në Lushnje, 2 të vdekur, humb jetën dhe djali i
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Është regjistruar viktima e dytë nga shpërthimi që ndodhi sot në një magazinë në Lushnje. Mësohet se pasi ndërroi jetë i ati, vinçieri Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij. Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela.

Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Njoftimi:

Fier/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H.

Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi L. H, dhe u plagosën tetë shtetas.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll