Aktualitet

Plagosje në Pogradec, policia jep detajet e para

Mësohet se i plagosur ka mbetur 35-vjeçari me inicialet A. J., i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1 Mars 2024, 17:30 Nga h.k
Plagosje në Pogradec, policia jep detajet e para
Foto ilustruese

POGRADEC- Një plagosje si pasojë e një konflikti çasti ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se i plagosur ka mbetur 35-vjeçari me inicialet A. J., i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen e tij.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tushemishtit", gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

plagosje ne pogradec

Sondazh

Poll