Aktualitet

Pas ndërhyrjes së parë në Lushnje, Bujar Çela niset në Spitalin e Traumës në Tiranë

Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në një magazinë në Lushnjë, ku humbi jetën edhe një person.

1 Mars 2024, 17:46 Nga h.k
Pas ndërhyrjes së parë në Lushnje, Bujar Çela niset
Foto ilustruese

LUSHNJE-Nga të dhënat e fundit bëhet me dije se deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes, është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai po transportohet drejt spitalit në Tiranë.

Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në një magazinë në Lushnjë, ku humbi jetën edhe një person.

Deputeti ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.

Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.

shperthim ne lushnje bujar cela

Sondazh

Poll