Aktualitet

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, dalin pamjet nga momenti i ngjarjes

Nga ky shpërthim u regjistruan 2 vitkima, babë e bir dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela.

1 Mars 2024, 18:26 Nga M.B
VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, dalin pamjet nga momenti
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan 2 vitkima, babë e bir dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. 

shperthimi ne lushnje

Sondazh

Poll