Aktualitet

Konflikt i dhunshëm në Vlorë/ 2 vëllezër përleshen me 2 të tjerë, arsyet e sherrit për motive të dobëta

Si pasojë e konfliktit dy vëllezërit E.K dhe A.ZH janë dëmtuar lehtë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngarjes.

1 Mars 2024, 17:17 Nga S.N

Konflikt i dhunshëm në Vlorë/ 2 vëllezër përleshen

VLORË- Një konflikt fizik ka ndodhur ditën e sotme ku dy vëllezër janë konfliktuar me 2 vellezër të tjerë në Vlorë. Konflikti ndodhi rreth orës 14:40 në lagjen "Hajro Çakëri" pranë xhamisë së qytetit.

Në bazë të informacioneve të policisë bëhet e ditur se konflikti fizik ka ndodhur për motive të dobta. Të përfshirët në konflikt janë 26-vjeçari A.J dhe 23-vjeçari A.J, 36-vjçari E.K dhe 26-vjeçari A.ZH.

Si pasojë e konfliktit dy vëllezërit E.K dhe A.ZH janë dëmtuar lehtë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Sot, rreth orës 14:40, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë xhamisë, shtetasit E. K., 36 vjeç, dhe A. Zh., 26 vjeç (vëllezër), dyshohen se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizkisht, me shtetasit A. J., 26 vjeç dhe A. J., 23 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit shtetasi E. K dhe A. Zh, janë dëmtuar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore janë shoqëruar në Komisariat së bashku me palën tjetër të përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

konflikt vlore

Sondazh

Poll