Aktualitet

Policia jep detajet e shpërthimit në Lushnje: 8 të plagosur dhe 1 viktimë, vinçieri preku shtyllat e tensionit

1 Mars 2024, 16:59 Nga h.k
Policia jep detajet e shpërthimit në Lushnje: 8 të plagosur dhe 1
Foto ilustruese

LUSHNJE-Policia jep detajet e shpërthimit në Lushnje: 8 të plagosur dhe 1 viktimë, vinçieri preku shtyllat e tensionit 

NJOFTIMI POLICISË

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua një vitkimë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

shperthim ne lushnje bujar cela

Sondazh

Poll