Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnje, shkon në 8 numri i të plagosurve

Po ashtu mësohet se të plagosurit dhe viktima janë punonjës të magazinës.

1 Mars 2024, 16:52 Nga M.B
Shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnje,
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Ka shkuar në 8 numri i të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në ndërtim në Lushnje. Mes të plagosurve është dhe dhe deputeti i PS Bujar Çela. Nga kjo ngjarje mbeti dhe një viktimë. Mësohet se në spital 4 nga të plagosurit janë transportuar nga Lushnja drejt Tiranës. Po ashtu mësohet se të plagosurit dhe viktima janë punonjës të magazinës.

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua një vitkimë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll