Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, magazina në pronësi të deputetit të PS

Ndërkohë deputeti Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

1 Mars 2024, 16:42 Nga M.B
Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, magazina në pronësi
Bujar Çela

LUSHNJE- Lidhur me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi sot në Lushnje, mësohet se magazina në ndërtim është në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Ndërkohë deputeti Çela, i cili u dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në një magazinë në Lushnjë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua një vitkimë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

shperthimi ne lushnje deputeti i ps

Sondazh

Poll