Politike

"Imazhi i Kosovës ka rënë te ndërkombëtarët"/ Xhaferi kritika ndaj Albin Kurtit: Të ngrihet në nivelin që duhet

Në Real Story në Abc News, Xhaferri ka folur për qëndrimet kritike ndaj Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti lidhur me dinarin serb. Nga ana tjetër Xhaferi është shprehur se imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve nuk është aty ku duhet. 

29 Shkurt 2024, 21:24 Nga h.k
"Imazhi i Kosovës ka rënë te
Foto ilustruese

TIRANË-Telat Xhaferri Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka dhënë një intervistë mbrëmjen e sotme lidhur me aktulaitetin politik dhe komentet e tij rreth samitit. Në Real Story në Abc News, Xhaferri ka folur për qëndrimet kritike ndaj Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti lidhur me dinarin serb. Nga ana tjetër Xhaferi është shprehur se imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve nuk është aty ku duhet. 

Fatkeqësisht imazhi institucional i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës sot nuk është në nivelet që kanë qenë para shumë kohësh. Sot, ka shkuar në kontekstin negativ, pra ne nuk na vjen mirë dhe nuk kënaqemi me këtë situatë. Ne na prek jemi të shqetësuar për faktin se vetë shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut që shteti i Kosovës të jetë shteti i Kosovës, të ngrihet në nivelin që duhet dhe nuk është aspekti im individual, por është ndjesia e shumë shqiptarëve në Maqedoni. Për faktin se kanë shumë kontribut shqiptarët nga Maqedonia dhe ne bashkëndjejmë aspektin e humbjes së imazhit që ka pasur paraprakisht Republika e Kosovës. Duhet me u marrë drejtpërdrejtë më shumë dhe për të rregulluar raportet. Ne nuk themi të pranohet me çdo kusht, por duhet të koncentrohen në përgjegjësi që na takojnë me vendet tona dhe jo me u marrë me fqinjët dhe statusin e fqinjësisë”, tha më tej ai.

telat xhaferri

Sondazh

Poll