Bota

Zëdhënësi i SHBA-ve: Nuk ka të dhëna që Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore në Perëndim, kjo është retorikë e papërgjegjshme

“Kjo nuk është hera e parë që shohim retorikë të papërgjegjshme nga Vladimir Putin. Kjo nuk është mënyra që lideri i një fuqie bërthamore të flasë”, tha Miller.

29 Shkurt 2024, 21:25 Nga S.N
Zëdhënësi i SHBA-ve: Nuk ka të dhëna që Rusia po
Foto Ilustrim

SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër, tha Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. Ky reagim vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska ka armë për të goditur objektivat në Perëndim.

“Kjo nuk është hera e parë që shohim retorikë të papërgjegjshme nga Vladimir Putin. Kjo nuk është mënyra që lideri i një fuqie bërthamore të flasë”, tha Miller.

Duke folur mëngjesin e së enjten gjatë një fjalimi para kombit në Moskë, Putini tha se vendet e Perëndimit rrezikojnë nxitjen e një lufte bërthamore, nëse dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.

“Ne gjithashtu kemi armë me të cilat mund t’i godasin caqet në territorin e tyre”, tha Putin. “A nuk e kuptojnë këtë ata?”, këcënoi ai.

"Perëndimi duhet patjetërta kuptojë se e gjithë kjo rrezikon nxitjen e një konflikti me përdorimin e armëve bërthamore, dhe si përfundim shkatërrimin e qytetërimit”, tha Putin.

Ndërsa në fillim të kësaj jave, presidenti i Francës Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht senuk ka një marrëveshje në k9to momente, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për ta ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore e Rusisë.

shba arme berthamore rusia

Sondazh

Poll