Bota

Biden për sulmin me 104 të vrarë në Gaza: Kjo ngjarje do të komplikojë negociatat, nuk shpresoj për armëpushim deri të hënën

I pyetur nga gazetarët nëse incidenti do të komplikojë negociatat, presidenti amerikan pohoi  dyshimin e tyre. "Unë e di se do të ndodhë," tha Biden.

29 Shkurt 2024, 20:47 Nga S.N
Biden për sulmin me 104 të vrarë në Gaza: Kjo ngjarje do
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden tha sot se Washingtoni po kontrollon raportet sa i përket ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin ndihma ushqimore në Gaza, duke vënë në dukje se gjakderdhja do të ndërlikonte bisedimet e armëpushimit.

I pyetur nga gazetarët nëse incidenti do të komplikojë negociatat, presidenti amerikan pohoi  dyshimin e tyre. "Unë e di se do të ndodhë," tha ai.

Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se zjarri izraelit mbi njerëzit që prisnin ndihma ushqimore vranë 104 palestinezë dhe plagosën 280 të tjerë. Ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden siguroi se Washingtoni po kontrollonte raportet, duke vënë në dukje se kishte versione kontradiktore të asaj që ndodhi saktësisht.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk pret që të hënën të arrihet një marrëveshje për armëpushim, siç kishte parashikuar më herët. “Ndoshta jo deri të hënën, por jam optimist”, tha ai.

Si qeveria e Izraelit, ashtu edhe udhëheqja palestineze e Hamasit, edhe ndërmjetësit nga Katari, kanë shprehur rezerva ditët e fundit për përparimin në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

joe biden gaza

Sondazh

Poll