Lloyd Austin vendoset nën presion nga ligjvënësit amerikanë se pse nuk raportoi sëmundjen e tij
Lloyd Austin SHBA- Sekretarir amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i është ushtruar presion nga ligjvënësit për mos informimin e Sh...
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas. Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse.
UKRAINË- Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të enjten nga një sulm raketor ukrainas në rajonin ukrainas, Donjeck, njoftuan zyrtarët ukrainas. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas. Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës nuk është konfirmuar nga ushtria ruse.
Më 21 shkurt, një hulumtimi nga Mediazona dhe Shërbimi rus i BBC-së, gjeti se së paku 45.123 ushtarë rusë janë vrarë prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve. Në janar, drejtori i CIA-s, Willam Burns, tha në një shkrim të publikuar në revistën Foreign Affairs se së paku 315.000 ushtarë rusë janë plagosur apo vrarë gjatë luftës në Ukrainë.
Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë.
Presidenti ukrainas pretendoi se humbjet e Rusisë në këtë luftë janë 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.00 të plagosur, pretendime që nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i zbulon të dhënat për humbjet e ushtarëve dhe nuk komenton për shifrat e raportuar nga gazetarët.
Marrë nga REL
Lloyd Austin SHBA- Sekretarir amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i është ushtruar presion nga ligjvënësit për mos informimin e Sh...
Lloyd Austin SHBA- Lloyd Austin, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gaza tha sot se 25 mijë g...
Foto ilustruese TURQI-Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan duan të rimarrin kontrollin e Stambollit në zgje...
Foto ilustruese GAZA-Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi tha se si pasojë e sulmeve izraelite ...
Samiti i G20 BRAZIL- Ministri i financave i Brazilit u bëri thirrje vendeve të G20 ditën e somte të gjejnë zgjid...
Donald Trump Joe Biden SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, favoriti për nominimin e republikanëve në zgjedhjet presidenc...
Foto ilustruese KOSOVË-“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” është koncepti i ri në të cilin është du...
Emmanuel Macron FRANCË- Sipas një sondazhi 76% e francezëve janë kundër dergimit të trupave në Ukrainë. Sondazhi u ...
Foto ilustruese AFGANISTAN-Qeveria talibane i ka kërkuar stacioneve televizive në Kabul të shmangë intervistat me gra afgane që n...
foto ilustruese AFRIKA E JUGUT- Një student universiteti është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë ...