Bota

Brazil i bën thirrje vendeve të G20 të gjejnë zgjidhjen efektive që miliarderët të tatohen në mënyrë progresive

"Pavarësisht përparimeve të fundit, është e pamohueshme që miliarderët vazhdojnë t'i shmangen sistemeve tona tatimore, duke përdorur një sërë strategjish," tha Fernando Haddad gjatë ditës së dytë të samitit të G20. “Sinqerisht pyes veten se si e lejuam që kjo situatë të vazhdojë. 

29 Shkurt 2024, 19:01 Nga S.N

 

Brazil i bën thirrje vendeve të G20 të gjejnë zgjidhjen
Samiti i G20

BRAZIL- Ministri i financave i Brazilit u bëri thirrje vendeve të G20 ditën e somte të gjejnë zgjidhje efektive që më të pasurit të paguajnë një përqindje të drejtëtë në taksa. Ai shprehu shpresën që grupi i 20 ekonomive më të fuqishme të botës, pjesë e të cilave është edhe Brazili, të miratojë deri në korrik kërkesën.

"Pavarësisht përparimeve të fundit, është e pamohueshme që miliarderët vazhdojnë t'i shmangen sistemeve tona tatimore, duke përdorur një sërë strategjish," tha Fernando Haddad gjatë ditës së dytë të samitit të G20. “Sinqerisht pyes veten se si e lejuam që kjo situatë të vazhdojë. Nëse veprojmë së bashku, mund të sigurohemi që këta individë të kontribuojnë në shoqëritë tona dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të planetit”, nënvizoi ai.

Që nga dhjetori, Brazili ka marrë presidencën e rradhës të G20, një grup vendesh që përfaqësojnë 80% të PBB-së globale. Haddad shpreson për një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët nga takimi i ardhshëm ministror i G20 në korrik. “Një taksim i drejtë dhe i shkallëzuar është çelësi për zgjidhjen e shumë sfidave me të cilat po përballemi”, nënvizoi ai.

Ditën e djeshme në Samitin e G20, ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire tha se Parisi dëshiron të përshpejtojë negociatat në nivel ndërkombëtar për këtë çështje.

samiti i g20 brazili

Sondazh

Poll