Bota

Të burgosurit flenë në dysheme/ Mbipopullimi i burgjeve në Francë arrin shifra rekord, shkalla e zënies mbi 123%

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria Franceze e Drejtësisë, burgjet franceze kishin kapacitet për të akomoduar 61 mijë e 737 të burgosur, dhe për këtë arsye shkalla e zënies arriti në 123.5%. Në veçanti, në qendrat e paraburgimit me kriminel të dënuar ose të paraburgosur, shkalla e zënies ishte 147.7%.

29 Shkurt 2024, 21:10 Nga S.N
Të burgosurit flenë në dysheme/ Mbipopullimi i burgjeve në
Foto Ilustrim

FRANCË- Numri i të burgosurve në Francë tejkaloi më 1 shkurt çdo rekord të mëparshëm, duke arritur në 76 mijë e 258.  Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria Franceze e Drejtësisë, burgjet franceze kishin kapacitet për të akomoduar 61 mijë e 737 të burgosur, dhe për këtë arsye shkalla e zënies arriti në 123.5%.

Në veçanti, në qendrat e paraburgimit me kriminel të dënuar ose të paraburgosur, shkalla e zënies ishte 147.7%. Madje, në disa institucione të vuajtjes së dënimit, frekuenca ishte rreth 200%. Për shkak të mbipopullimit 3059 të burgosur u detyruan të flenë në dyshek në dysheme, një numër i rritur me 50.2% krahasuar me vitin e kaluar.

Çështja kishte çuar korrikun e kaluar në një dënim të Francës nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Duke synuar dekonstruksionin e burgjeve, qeveria Macron planifikon të rrisë kapacitetin e burgjeve të Francës me 15 mijëderi në vitin 2027.

france burgjet

Sondazh

Poll