Bota

Lloyd Austin vendoset nën presion nga ligjvënësit amerikanë se pse nuk raportoi sëmundjen e tij

Austin foli gjithashtu më shumë për diagnozën e tij të kancerit duke thënë se ishte personale dhe thellësisht shqetësuese kur e zbuloi. Ai tha se nuk donte ta rëndonte presidentin me një nga çështjet e tij personale, por tha se duhej të kishte folur me të për këtë.

29 Shkurt 2024, 20:22 Nga S.N
Lloyd Austin vendoset nën presion nga ligjvënësit amerikanë
Lloyd Austin

SHBA- Sekretarir amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i është ushtruar presion nga ligjvënësit për mos informimin e Shtëpisë së Bardhë për qëndrimet e fundit në spital. Shefi i Pentagonit pranoi se kishte vonesë njoftimi në lidhje me qëndrimin e tij në spital gjatë muajit janar. Austin 70 vjeç, i është nënshtruar trajtimit të kancerit të prostatës.

“Kurrë nuk i kam thënë askujt që të mos informojë presidentin, Shtëpinë e Bardhë apo dikë tjetër për shtrimin tim në spital”, tha Austin në dëshminë para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Përfaqësuesi Mike Rogers tha se ishte krejtësisht e papranueshme që u deshën tre ditë që presidenti të informohej se Austin ishte në spital.

"Luftërat ishin ndezur në Ukrainë dhe Izrael, anijet tona ishin nën zjarr në Detin e Kuq dhe bazat tona po përgatiteshin për sulm në Siri dhe Irak. Por komandanti i përgjithshëm nuk e dinte që sekretari i tij i mbrojtjes ishte jashtë aksionit." tha Rogers në fillim të seancës.

Austin i tha komitetit në deklaratën e tij hapëse se ka pasur një rishikim të procesit të zinxhirit të komandës, duke thënë se sistemi duhet të vendoset më mirë në mënyrë që kjo të mos ndodhë më. Sekretari i Mbrojtjes është pak më poshtë presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane dhe konsiderohet si një nga anëtarët më të rëndësishëm të kabinetit.

Austin foli gjithashtu më shumë për diagnozën e tij të kancerit duke thënë se ishte personale dhe thellësisht shqetësuese kur e zbuloi. Ai tha se nuk donte ta rëndonte presidentin me një nga çështjet e tij personale, por tha se duhej të kishte folur me të për këtë. Austin filloi një "transferim të autoritetit" tek zëvendësi i tij më 2 janar, një ditë pasi ai hyri në spital dhe ndërsa po merrej në kujdesin kritik.

Vetëm më 4 janar, Shtëpia e Bardhë dhe zëvendësi i Austin, i cili ishte me leje në Porto Riko, u njoftuan për pranimin e tij në spital. Austin pritet të kthehet për të dhënë më shumë dëshmi muajin e ardhshëm.

lloyd austin shba

Sondazh

Poll