Politike

Çështja Beleri/ Vangjel Dule: E arrestuan në mënyrë demonstrative, me regji e monitorim të Ramës

Gjatë konferencës ka mbajtur fjalën e tij edhe Vangjel Dule i cili tha se  çështja ndaj Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama. Dule më tej shtoi se denigrimi i figurës së Belerit me fyerje bullizëm jaën të papranueshme.

29 Shkurt 2024, 11:02 Nga N.F
Çështja Beleri/ Vangjel Dule: E arrestuan në mënyrë
Vangjel Dule

TIRANË- Perfaqësus të opozitës dhe avokatët e Fredi Belerit kanë mbajtur ditën e sotme një konferencë para medias. Gjatë konferencës ka mbajtur fjalën e tij edhe Vangjel Dule i cili tha se  çështja ndaj Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama. Dule më tej shtoi se denigrimi i figurës së Belerit me fyerje bullizëm jaën të papranueshme. Ai më tej shtoi se Rama shfrytëzoi segmente të medias greke ndërsa tha se nuk është gjetur asnjë fakt gjatë përgjimeve.

Fjala e plotë: 

Qëllimi është ti përgjigjemi sensibilitetit jashtë dhe brenda vendit mbi ecurinë e procesit ligjoj ndaj kreut të bashkisë Himarë Fredi Beleri. Kjo është një çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri dhe kryetari i PS zoti Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës, ku u evidentuan prej të gjithëve dy elemente të papranueshme për një fushate zgjedhore. Denigrimi i figurës së zotit Beleri me fyerje bullizëm dhe karakterizime të papranueshme. Dhe së dyti me shpifje. Duke instrumentalizuar një intervistë në mediat greke, Rama shfrytëzoi segmente të medias prej tij e shndërroi në helenizim duke përmbysur kuptimin e fjalës.


Kur nuk gjetën një fakt të vetëm gjatë përgjimeve. Realizohet një arrestim, në fakt rrëmbim demonstrativ në qendër të Himarës, kur ai ishte me avokatin e tij. Kemi arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë prove fakt e dokument. Që nga 6 maji deri në 12 maj përgjimet e Belerit u shoqëruan në paralelen tjetër me retorikën në rritje nacionaliste të Ramës. Një orë para arrestimit Rama e kërcënoi drejtë për së drejti nga një emision televiziv. Rama nuk u ndal me kaq, para çdo vendimi të gjykatave si për gjykimin në themel edhe për masat e sigurisë apo leja për betim, i ka paraprirë me deklaratat publike, duke matur peshën e fajit dhe duke e krahasuar me raste analoge. Kjo është ndërhyrje e hapur në punën e gjyqësorit dhe dëshmon de çështja Beleri ka qenë regji e monitorim nga Rama. Ju sjell në vëmendje se përjetojmë dy shkelje madhore kushtetuese.

fredi beleri vangjel dule

Sondazh

Poll