Politike

Rama: Gati në qershor për aplikimin për pagesë me euro! Të ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në dogana 

Rama shtoi se do të jetë gati në qershor aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.

29 Shkurt 2024, 10:24 Nga M.B
Rama: Gati në qershor për aplikimin për pagesë me euro!
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha në fjalën hapëse të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, se Shqipëria do të punojë drejt lehtësimit të transportit dhe tregut dixhital.

Rama shtoi se do të jetë gati në qershor aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.

Ai deklaroi se nëse përmbushen kërkesat për zonën e përbashkët të pagesave, do të ulen me 6 herë tarifat e qytetarëve. 

"Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave euro do të ulim  me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që qëndrojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi duke qenë se do të ulë 6 herë koston e transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë, dhe në kufijtë tanë rajonalë e të BE-së mund të marrim rritje të përgjithshme prej 25 miliardë eurosh, por për të shkuar aty na duhet që të gjithë së bashku të kryejmë një proces mjaft kompleks. Ky ushtrim nuk është i lehtë" tha Rama. 

samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll