Politike

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore /Vuçiç, fituesi i vetëm: Zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në Tiranë

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte “ndikimi keqdashës” i Rusisë mbi vendet e rajonit, pasi delegacioni serb këmbënguli se ai mund të shtonte se në këndvështrimin e tij mund të kishte palë të tjera më të rrezikshme.

29 Shkurt 2024, 07:35 Nga r.ll
Samiti Ukrainë-Europa Juglindore /Vuçiç, fituesi i
volodymyr zelenskyy, aleksander vucic dhe edi rama

TIRANË- Ditën e djeshme në Tiranë u zhvillua samiti Ukrainë-Europa Juglindore, samiti i cili u organizua nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskkyy. Të ftuar në samit ishin edhe liderë të tjerë europianë, mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. 

Ky i fundit duket se ishte më i fituari, ndonëse, samiti u organizua me në fokus Ukrainën. Në një intervistë për televizionin serb RTS, Vuçiç tha se zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në samitin e Tiranës. Ai këmbënguli se Serbia nuk mund të bënte kompromise. "Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe aty nuk përmendet ndikimi keqdashës rus", tha Vuçiç.

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte “ndikimi keqdashës” i Rusisë mbi vendet e rajonit, pasi delegacioni serb këmbënguli se ai mund të shtonte se në këndvështrimin e tij mund të kishte palë të tjera më të rrezikshme.

“Ne kemi disa emra shtetesh të tjerë për ndikimin keqdashës të të cilëve mund të flasim. Ne zhvilluam zgjedhje, kështu që e pamë si dukej ky ndikim. Pra, nëse juve ju shqetëson Rusia, nuk do të them se na shqetëson dikush tjetër, por dua të them se ishin ata që kishin një ndikim të tillë në vendin tonë, pa qenë rusë. Dhe pas këmbënguljes sonë hoqën këtë perifrazim," – theksoi Vuçiç.

"Ne nuk mund ta pranonim këtë deklaratë edhe për sa u përket sanksioneve, sepse ne as nuk kemi autoritet, as nuk mundemi dhe as nuk duam ta shkatërrojmë politikën e shtetit të Serbisë që ka kaluar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare” – tha ai.

Gjithashtu nga dokumenti i konkluzioneve u hoq edhe nënshkrimin e Republikës së Kosovës. “Ne nuk mund të pranojmë që të gjitha shtetet të firmosinn veçmas, sepse ky format deklarate do ta njihte Kosovën” tha ai

Ndyshimin e draftit fillestar e pranoi edhe  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kur komentoi deklaratën e përbashkët mbi Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”. Ai tha se përkundër që në deklaratë nuk janë shënuar sanksionet për Rusinë, në thelb, deklarata e Samitit është e fortë dhe dënon njëzëri agresionin e Rusisë në Ukrainë. Kështu linja e delegacionit serb u bë vendimtare për hartimin e deklaratës të përbashkët konsensuale të samitit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën duke mos përmendur sanksionet kundër Rusisë.

Këtë qasje Vuçiç e konfirmoi vetë që në mesditë, para mediave, duke hyrë në selinë e pallatit të kongreseve në Tiranë. Ashtu sikurse mund të lexohet në deklaratën përfundimtare, as sanksionet, as ndikimi keqdashës i Rusisë nuk u përmendën në tekst. Vetëm pas këmbënguljes serbe pjesëmarrësit e tjerë janë pajtuar me tekstin e propozuar të deklaratës. Në samit ishin të pranishëm presidentja e Moldavisë Maja Sandu, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Steve Pendarovski, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinë Borjana Krišto.

samiti ukraine-europajuglindore ne tirane aleksander vucic

Sondazh

Poll