Politike

Rama mban fjalën hapëse në samit: Çështjet dypalëshe në rajon të zgjidhen me dialog

Rama u shpreh se ndryshe nga Shqipëria vendet e tjera të rajonit janë në situatë komplekse me njëri-tjetrin.

29 Shkurt 2024, 09:57 Nga r.ll
Rama mban fjalën hapëse në samit: Çështjet
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë. Rama u shpreh se ndryshe nga Shqipëria vendet e tjera të rajonit janë në situatë komplekse me njëri-tjetrin.

Gjithashtu ai tha se çështjet dypalëshe mbeten, por duhet zgjidhur përmes dialogut. 

"Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatë komplekse për njëri tjetrin. Çështjet dy palëshe mbeten, por të zgjidhen përmes dialogut dhe bisedimeve. 10 vite me parë udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes. Gjatë 10 viteve procesi i Berlinit na ka treguar se sa më e thjeshtë është të thuash se të bësh", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll