Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit

Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

29 Shkurt 2024, 08:02 Nga r.ll
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Do të mundësojë
edi rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi lidhur me samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet sot në Tiranë. Rama shkruan se ky samit do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit. 

POSTIMI

MIRËMËNGJES
dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

Kujtojmë se një ditë më parë në kryeqytet u mbajt samiti Ukrainë Europa Juglindore, ku mori pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.

samiti be-ballkani perendimor ne tirane edi rama

Sondazh

Poll