Politike

Samiti BE-BP, Rama: Ekonomitë tona nuk lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës

Rama më tej shtoi se ekonomitë nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. 

29 Shkurt 2024, 10:09 Nga r.ll
Samiti BE-BP, Rama: Ekonomitë tona nuk lulëzojnë duke penguar
pamje nga samiti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij hapëse të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor tha se në planin e rritjes në fuqi do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojnë së bashku. Rama më tej shtoi se ekonomitë nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. 

“Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen.

Më vete jemi të gjithë të vegjël. Së bashku mbartim rëndësi. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presin ende 26 orë në ditë. Si mund të heqim këto barriera? A mos jemi dembelë? Të çmendur? Budallenj, apo çfarë jemi? A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE.”, tha Rama.

 

 

samiti be-ballkani perendimor ne tirane edi rama

Sondazh

Poll