Politike

Samiti BE-BP në Tiranë/ Kosova përfaqësohet me kryeministrin, por Kurti nuk merr pjesë fizikisht (ARSYEJA)

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për mediat në Kosovë. Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

29 Shkurt 2024, 09:07 Nga r.ll
Samiti BE-BP në Tiranë/ Kosova përfaqësohet me
albin kurti

TIRANË- Sot në Tiranë për pak orë pritet të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për mediat në Kosovë. Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu.

albin kurti samiti be-ballkani perendimor ne tirane

Sondazh

Poll